26.8 C
Skopje
E shtunë, 8 Gusht, 2026

Lëkundje tër’meti pranë Ohrit, magnituda 3.8 – pa të lënduar apo dëme

Sot në orën 04:34 të mëngjesit është regjistruar një tërmet me magnitudë prej 3.8 ballëve sipas shkallës Rihter në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash, rreth 9 kilometra në verilindje të Ohrit.

Tërmeti është ndjerë edhe në rajonin më të gjerë, përfshirë pjesë të Shqipërisë , rreth 66 kilometra në lindje-verilindje të Elbasanit.

Nuk ka informacione për persona të lënduar apo për dëme materiale. Shërbimet sizmologjike po vazhdojnë ta ndjekin situatën nga afër.