Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, Jetmir Asani, ka reaguar me tone ironike ndaj kritikave të fundit të zyrtarëve të BDI-së, e në veçanti të ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, lidhur me punësimet nga ana e koalicionit VLEN, informon POPULLI.mk.
Në një postim në rrjetet sociale, Asani shkroi:
“Çka u bë tash, a ju prish kalkulatori Bujar Osmanit tu i numëru punësimet e VLEN-it 😉.”
Deklarata e Asanit vjen në kohën kur BDI dhe VLEN vazhdojnë përplasjet politike pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, me akuza të ndërsjella për keqpërdorime dhe punësimet.
Ironia e Asanit nënkupton se kritikat e Osmanit mund të jenë të ekzagjeruara ose të paqëndrueshme, ndërkohë që përfaqësues të VLEN-it vazhdojnë të theksojnë se janë në proces të rregullt institucional për reformat dhe vendimet kadrovike.
Ky reagim është një tjetër shenjë e tensioneve të vazhdueshme politike mes dy blloqeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, në prag të përgatitjeve për zgjedhjet lokale. / © POPULLI.mk