Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për vazhdimin e 33-të të seancës konstitutive të nisur më 15 prill, në përpjekje për të përmbyllur konsituimin e organit ligjvënës.
Seanca do të nisë në orën 10:00.
Seanca pritet të vazhdojë me pikën e rendit të ditës të përcaktuar nga kryesuesi i seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, që është formimi i komisionit parlamentar për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Të dielën për të 24-tën herë, ka dështuar themelimi i këtij komisioni, pasi përfaqësues të partive që në legjislaturën e shkuar kanë qenë në opozitë, as nuk kanë propozuar anëtarë për këtë komision dhe as nuk kanë marrë pjesë në votim, duke e pamundësuar kuorumin vendimmarrës.