“Babadimri” sot në takim me Taravarin dhe Selën… Arben, a do ta thuash më në fund të vërtetën? A po i merr ato 6-7 komuna të premtuara nga Aliu, apo në vend të komunave po të jep karamele me ngjyrë?
Të gjithë e dinë që mashtrimi yt se BDI me jep 6 komuna ndersa VLEN-i me pak “5 komuna” ishte thjesht bileta për në prehrin e BDI-së. E tani, pas gjithë atij pazari që bëre me nderin tënd politik, çfarë po merr në kthim? As komuna, as mbështetje, vetëm kumtesa të shkruara në zyrat e errëta të Artan Grubit në arrati kundër VLEN-it!
Nga lider e subjekte politike u shnderroi në sekretar shtypit të BDI-së. Aq shumë u ka djegur , sa jeni bërë zëdhënës që përtypë karamele propagandistike të BDI-së nga mengjesi deri në darkë.
Arben, u demaskove dhe po të harxhohen të gjitha karamelat e premtuara nga Aliu! E deri në tetor nuk do të mbesë asnjë komunë, madje atë komunë që mendon se e ke me Isen Shabanin – është thjesht dhuratë e kontrolluar Aliu. Dhe këtë e din mirë!
Dil, fol! Tregoju shqiptarëve se çfarë marrëveshje ke bërë në errësirë. Sepse tetori do të vijë shpejt dhe ti nuk do jesh më as në fletëvotim. E vetmja gjë që mund të fitosh, është një shkelm nga Aliu posa të konsumohesh si çamçakëz politik.
Kush shkon me BDI-në, përfundon si ju. Digjet, shkrihet e zhduket pa nam e pa nishan. Të paktën ai që kërcen nga anija që fundoset, shpëton fytyrën. Ju nuk kërcyet…