22.8 C
Skopje
E enjte, 19 Qershor, 2025

Mexhiti: Çair, ti nuk e pret ndryshimin – ti je vetë ndryshimi

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti ka prezantuar në Çair planin për punësim.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Mexhitin.

Çair, ti nuk pret ndryshimin. Ti je vetë ndryshimi
Faleminderit, për zemrën tënde të madhe. Dje Çairin e dëgjuam. Bashkëbiseduam. Bashkëndërtuam. Sepse qeverisja nuk bëhet në zyrë. Ajo bëhet në rrugë, në takime, sy më sy me njerëzit. Dhe ajo që dëgjuam ishte e qartë: njerëzit nuk duan premtime, duan të veprojmë. Dhe veprimi ka nisur. Kështu, ne prezantuam planin për punësim, i cili kapë 40 milionë euro! Po, katërdhjetë milionë euro për të rinjtë që duan të ecin përpara, për nënat që duan të rikthehen në tregun e punës, për çdo qytetar që nuk kërkon asgjë më shumë, veç një mundësi të ndershme dhe të barabartë. Janë 7.5 milionë euro më shumë se vjet. Kjo do të thotë më shumë mbështetje, më shumë hapësira për të gjithë ata që duan të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Vazhdojmë…

Të ngjajshme

Të fundit