22.8 C
Skopje
E enjte, 19 Qershor, 2025

Barcelona ka arritur marrëveshje me super-yllin spanjoll

Barcelona ka bërë një hap të madh drejt përforcimit të repartit sulmues, pasi ka arritur marrëveshje personale me yllin e Athletic Bilbaos, Nico Williams. Sipas burimeve të afërta me negociatat, lojtari 21-vjeçar ka pranuar një kontratë gjashtëvjeçare, e cila do ta mbajë në “Camp Nou” deri në qershor të vitit 2031.

Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, detajet financiare të kontratës përfshijnë një pagë neto prej rreth 7-8 milionë euro në sezon, duke e bërë një nga lojtarët më të paguar të rinj të klubit katalanas.

Tashmë mbetet vetëm një hap për zyrtarizimin e marrëveshjes: Barcelona po punon për të përmbyllur marrëveshjen me Athletic Bilbao, që kërkon pagesën e klauzolës së lirimit prej 58 milionë eurosh.

Nico Williams ka qenë i qartë në qëndrimin e tij: “Unë dua vetëm Barcelonën.”, ka thënë ai.

Williams ka refuzuar interesime të tjera nga klube të mëdha evropiane për të realizuar ëndrrën e tij për të veshur fanellën blaugrana.
Në ditët në vijim pritet që Barça të gjejë një formulë financiare për të realizuar këtë operacion pa rrezikuar rregullat e La Liga-s për Fair Play Financiar. Alternativat janë pagesa e klauzolës në mënyrë të drejtpërdrejtë apo përmes një marrëveshjeje e strukturuar në këste me klubin bask.

Tifozët e Barcelonës tashmë mund të ëndërrojnë për një treshe spektakolare në sulm me Nico Williams, Lamine Yamal dhe Vitor Roque – një projekt afatgjatë me emra të rinj e të talentuar.

Të ngjajshme

Të fundit