19.8 C
Skopje
E premte, 20 Qershor, 2025

BDI: Përballë një “referendumi” për vlerat shqiptare dhe orientimin evropian

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Reçicë të Vogël.

Nga BDI informojnë se në mbledhje është zhvilluar një debat thelbësor, për siç e quajnë lidhur me “referendumin” që kemi përpara”, duke aluduar në zgjedhjet lokale të tetorit.

“A do të mbrojmë vlerat e barazisë, dinjitetin institucional të komunitetit shqiptar dhe perspektivën evropiane, apo do të normalizojmë poshtërimin, margjinalizimin dhe izolimin”, thonë nga BDI.

“Me kujdes të madh po i përcjellim ngjarjet dhe gjitha politikat degraduese, kjo pjesë u diskutua dhe në mbledhje. Poashtu ky takim thirrur nga kryetari Ahmeti u bë si një thirrje para takimit final për takimin e BDI-së dhe me partitë e tjera”, tha për mediat nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.

Nga BDI njoftuan se Kryesia vendosi njëzëri që t’i japë përkrahje të plotë kryetarit Ali Ahmeti për të “intensifikuar përpjekjet për unifikimin e të gjitha forcave progresive, si në Frontin Evropian, ashtu edhe në Frontin Kombëtar, drejtë fitores së madhe të të gjithëve”.

Të ngjajshme

Të fundit