32.8 C
Skopje
E premte, 20 Qershor, 2025

Irani refuzon negociata me SHBA-në derisa të ndalen sul’met izraelite

Ministri i Jashtëm i Iranit refuzon çdo negociatë me SHBA-të për sa kohë që vazhdojnë sulmet izraelite, raporton AFP.

Ditën e djeshme, presidenti amerikan, Donald Trump, nëpërmjet sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë, njoftoi se do të marrë çdo vendim në lidhje me Iranin brenda dy javëve të ardhshme, duke shpresuar për një zgjidhje paqësore përmes kanaleve diplomatike.

Në pritje të bisedimeve në Gjenevë midis Evropës dhe Iranit

Sot, ministrat e jashtëm evropianë, përfshirë atë të Britanisë, David Lamy, do të takohen në Gjenevë me homologun e tyre iranian.

Duke iu referuar rëndësisë së këtyre bisedimeve, një diplomat evropian i tha Reuters.

“Iranianët nuk mund të ulen në tryezën e negociatave me amerikanët, ndërsa ne mundemi. Do t’u themi atyre të kthehen në tryezën e negociatave për të diskutuar çështjen bërthamore përpara skenarit më të keq, duke shprehur shqetësimet tona në lidhje me raketat e tyre balistike, mbështetjen e tyre për Rusinë dhe ndalimin e qytetarëve tanë.

Dy diplomatë i thanë gjithashtu Reuters se nuk ka pritshmëri të larta për përparim të rëndësishëm në Gjenevë, por thanë se bashkëpunimi me Iranin ishte jetik sepse sapo të mbaronte lufta, problemi i programit bërthamor të Iranit do të mbetej i pazgjidhur.

Një zyrtar iranian i tha gjithashtu Reuters se Teherani gjithmonë e ka mirëpritur diplomacinë.

“Irani mbetet i përkushtuar ndaj diplomacisë si e vetmja rrugë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve – por diplomacia është nën sulm”, tha ai.

Të ngjajshme

Të fundit