27.8 C
Skopje
E hënë, 23 Qershor, 2025

“Mbi 9 miliardë denarë për bujqit”

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media thotë se brenda një viti, Qeveria pagoi mbi 9 miliardë denarë subvencione të prapambetura dhe aktuale për të gjitha kategoritë e bujqve. Nga Qeveria thonë se mbi 9 milionë denarë shkojnë drejtpërdrejt në xhepat e bujqve.

“Detyrimi ynë si Qeveri është që subvencionet të paguhen në kohë dhe në mënyrë joselektive. E jo si më parë, kur bujqit ishin plotësisht të harruar, të poshtëruar dhe të ndarë. Me këtë ne i ndihmojmë drejtpërdrejt bujqit dhe e nxisim rritjen e prodhimit bujqësor, me qëllim që ata të përgatiten për vitin e ardhshëm – ndryshe nga më parë kur, për shkak të mosshlyerjes së subvencioneve dhe vonesave, kishim rënie të prodhimit bujqësor. Maqedonia transformohet. Një vit qeveri do të thotë punë e përgjegjshme dhe e përkushtuar në interes të bujqve. E vlerësojmë punën e bujqve. Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme për përparimin ekonomik dhe zhvillimin e Maqedonisë. I kemi dhënë fjalën bujqve dhe po i ndërtojmë themelet e ndryshimeve”, thonë nga Qeveria.

Të ngjajshme

Të fundit