33.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Dënim me b*rg të përjetshëm për autorët e vr*sjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhoskit

Gjykata Penale në Shkup ka shpallur sot aktgjykimin për çështjen e bujshme që tronditi opinionin publik në Maqedoninë e Veriut: grabitjen dhe vrasjen brutale të Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhoskit.

Lupço Palevski, Velibor Manev, Boro Tasevski dhe Vllatko Keshishev janë dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpallën fajtorë për rrëmbim, grabitje dhe vrasje me paramendim. Sipas aktgjykimit, të katër të pandehurit bashkëpunuan ngushtë në realizimin e një plani të organizuar që çoi në vdekjen tragjike të dy viktimave, raporton TV SHENJA.

Në të njëjtin proces gjyqësor, Aleksandar Gjorçevski është liruar nga të gjitha akuzat për mungesë provash. Gjykata vlerësoi se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë.

Të ngjajshme

Të fundit