4.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Një shitore është djegur ndërsa dy të tjera janë dëmtuar nga zjarri që shpërtheu në Tetovë

Një shitore është djegur ndërsa dy të tjera janë dëmtuar nga zjarri që shpërtheu sot në Qendrën e re tregtare në sheshin e Tetovës.

Zjarri ka filluar rreth orës 15 e 20 minuta, me çka fillimisht dëgjoheshin pëlcitje të fishekzjarrëve, ndërsa më vonë nga përhapja e flakëve të zjarrit, u shkatërrua tërësisht lokali në fjalë. Të lënduar në këtë ngjarje nuk ka pasur falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve, të cilët neutralizuan zjarrin. Në vendngjarje ka dalë edhe Sektori i punëve të brendshme të Tetovës dhe po hetohen kamerat e sigurisë për të parë nëse bisedohet për zjarrvënie të qëllimshme, apo shkatërrim i fishekzjarrëve.

Ndryshe, kati i parë dhe i dytë i Qendrës së re tregtare që ndodhet në sheshin e Tetovës, rreth 80 për qind e lokaleve janë jashtë funksionit dhe më tepër i ngjajnë deponisë, ndërsa shpesh ndodh që të njëjtat edhe të përdoren si strehimore për narkomanët.

Të ngjajshme

Të fundit