8.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Kërc*nim me b0mbë në Kuvendin e Kosovës, evakuohen objektet

Një rast me kërcënim me telefon për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të Kuvendit ka ardhur ditën e sotme.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paraditës, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuar personat nga objektet. Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt”, tha Kelani. /21Media

Të ngjajshme

Të fundit