1.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Largohet edhe një legjendë e Real Madridit

Real Madrid ka ndarë rrugët zyrtarisht edhe me Lukas Vaskez. Tashmë si legjendë, largohet nga Reali pasi luajti te gjithë moshat e madrilenëve. Rrugëtimi i tij nisi si 16-vjeçar me ëndrra dhe në total numëroi 402 paraqitje ne ekipin e parë.

34-vjeçari, si pjesa tjetër e lojtarëve të kësaj periudhe fitoi shumë trofe. Në anën tjetër, mbrojtësi i djathtë shënoi 38 gola dhe asistoi 73 të tjerë duke dhënë kontributin e tij në momente kyçe.

Në praninë e presidentit Florentino Perez do të organizohet edhe ceremoni në nder të tij. Reali e quan Lukas Vaskezin si një nga legjendat më të mëdha të klubit.

“Lukas Vaskez përfaqëson në mënyrë shembullore vlerat e Real Madridit, gjë që e ka bërë një nga lojtarët më të dashur për tifozët. Figura e Lukas Vaskez simbolizon punën e palodhur, këmbënguljen, përulësinë dhe shpirtin fitues që janë thelbësore për të arritur sukses me këtë fanellë. Ai është një lojtar që gëzon dashurinë dhe vlerësimin e të gjithë madridistëve. Real Madrid është dhe gjithmonë do të jetë shtëpia e tij”, u shpreh presidenti Perez.

 

 

 

Burimi / PANORAMASPORT.AL

Të ngjajshme

Të fundit