31.8 C
Skopje
E martë, 22 Korrik, 2025

Osmani shpall kandidaturën, VLEN gati t’i kundërpërgjigjet me Mexhitin, Çairi bëhet arenë!

Zgjedhjet lokale po afrojnë dhe Komuna e Çairit pritet të jetë një nga betejat më të forta elektorale të këtij viti. Në horizont janë dy kandidatë me peshë politike dhe eksperiencë të gjatë, shkruan POPULLI.mk.

Nga njëra anë, BDI ka propozuar ish-ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, i cili tashmë ka shpallur kandidaturën e tij, duke premtuar ndryshime të thella dhe kthimin e dinjitetit në këtë komunë.

Në anën tjetër, koalicioni VLEN pritet të propozojë Izet Mexhitin, një emër tashmë i njohur për Çairin, pasi ka udhëhequr me këtë komunë për tre mandate më parë, duke krijuar një bazë të fortë mbështetjeje mes qytetarëve.

Bujar Osmani nuk ka udhëhequr më parë me Çairin, por ka mbajtur pozicione të rëndësishme në ekzekutiv, si ministër Shëndetësie dhe ministër i Jashtëm, ndërsa Mexhiti rikthehet në garë pas përvojës si deputet dhe ministër në qeverinë aktuale.

Analistët vlerësojnë se gara mes tyre do të jetë e ngushtë, pasi të dy palët synojnë të mobilizojnë çdo votë në këtë komunë me rëndësi të madhe politike dhe simbolike për shqiptarët e Shkupit. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit