-0.2 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Domatja e Kosovës pushton tregjet ndërkombëtare, eksporti rritet nga 72 mijë në 11 milionë euro

Eksporti i domates nga Kosova ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme, duke kaluar nga vetëm 72 mijë euro në vitin 2021 në 11 milionë euro në vitin 2024, informon POPULLI.mk

Sipas ministrit të Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, kjo rritje dëshmon suksesin e sektorit bujqësor vendor dhe fuqinë e prodhimeve kosovare për të konkuruar jashtë vendit.

Në periudhën 2017–2020, eksporti i përgjithshëm i perimeve ka qenë 24.7 milionë euro, ndërsa në periudhën 2021–2024 ka arritur në 41 milionë euro, që përbën një rritje prej 66.9%.

“Mbështetja për fermerët, investimet në infrastrukturë, serat moderne dhe qasja strategjike në tregjet e jashtme po japin rezultate reale,” tha Peci.

Ai theksoi se Kosova nuk është më vetëm një vend konsumator, por një prodhuese e fuqishme dhe eksportuese në rajon e më gjerë. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit