-0.2 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Abdixhiku: Masa e Kushtetueses lajm i mirë, kryesuesi shkeli Kushtetutën

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas dështimit të tentativës së 52-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës tha se masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese është lajm i mirë për vendin.

Abdixhiku tha se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka shkelur Kushtetutën e vendit, teksa shtoi se është përmbysur rendi kushtetues.

Abdixhiku: Presim vendimin e Gjykatws Kushtetuese, është shenjë e mirë që është vendosur masa e përkohshme

“Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është shenjë e mirë që është vendosur masa e përkohshme. Kryesuesi ka shkelur Kushtetutën dhe kjo është një përmbysje e rendit kushtetues. Ne presim të ketë vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për lëndën tonë deri me datë 10 gusht”, tha Abdixhiku.

Kujtojmë që vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për nesër në ora 14:00.

Afati i konstituimit të Kuvendit të Kosovës në bazë të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese mbaron nesër teksa Kushtetuesja ka caktuar masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur lidhur me seancën konstituive pas përfundimit të afatit 30 ditor, dhe se nuk do të mund të marrin asnjë vendim tjetër nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Të ngjajshme

Të fundit