14.3 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Maqedoni Zv.Drejori i burgut në Kumanovë, Ylber Limani, mirëpriti zv.Kryeministrin Fetai

Zv.Drejori i burgut në Kumanovë, Ylber Limani, mirëpriti zv.Kryeministrin Fetai

0
134

Sot në Institucionin Korrektues – Burgu i Kumanovës me repart të hapur në Kriva Palankë, zhvilluam një vizitë zyrtare në prani të zëvendëskryeministrit për Çështje të Mirëqenies së Mirë, z. Arben Fetai, dhe koordinatorit të Ministrisë së Shëndetësisë, z. Lulzim Aliti.

Të pranishmit u pritën nga drejtori i Zbatimit të Sanksioneve, z. Aleksandar Pandov, së bashku me kabinetin e tij, të cilët prezantuan gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat përballet institucioni.

Gjatë vizitës, u theksua veçanërisht problemi me mungesën e ujit të pijshëm, si dhe nevoja për përmirësimin e kushteve infrastrukturore. Z. Fetai dhe z. Aliti shprehën përkushtimin e institucioneve shtetërore për të ndihmuar në zgjidhjen e këtyre çështjeve në afat sa më të shkurtër.

🙏 Falënderojmë për bashkëpunimin dhe mbështetjen, me bindjen se përmirësimi i kushteve në institucion është përgjegjësi e përbashkët.