Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten ka dhënë një intervistë me shkrim për Klan Kosova ku ka folur pothuajse për secilin zhvillim që ka ndodhur në katër pesë vitet e fundit në Kosovës.
Thaçi ka folur edhe për sulmin e Banjskës, duke pyetur se si ishin lënë të iknin Radojiçiqi me shokë si të ishin “krushq lirie”.
Ndaj kësaj deklarate të Hashim Thaçit ka reaguar Dimal Basha, duke e ofenduar ish-presidentin kosovar duke i thënë se “kumari i tij politik o ka fshehet në Serbi, s’guxon m’u sill knej”.
“Kqyrja gajlet kti! Shkruni letër Hashimit, kallzoni që ky ‘kumari’ i tij politik o ka fshehet në Serbi, s’guxon m’u sill knej! N’kohën e tij Radojçiçi ka ba ‘dasëm’ në Veri”, ka shkruar Dimal Basha.
