Kafja, një nga pijet më të preferuara kudo në botë siç duket po rritet në çmim dita ditës.
Me rritjen e çmimeve në vendin tonë po edhe kudo tjetër duket se edhe pronarët e lokaleve do t’i rrisin edhe më tepër çmimet e llojeve të kafeve.
Një espresso momentalisht kushton 70,80 ose 90 denarë në Maqedoninë e Veriut. Ky çmim kaq i lartë u shfaq këtë vit duke llogaritur edhe shtrenjtimin e rrymës si dhe krizës të cilën e kishim me pandeminë Covid-19.
Duket se nuk ka mjaftuar me kaq por çmimet do të rriten edhe më tepër. Gjithçka u shtrenjtua ndërsa rrogat kanë ngelur po aq.
Tanimë kafja është bërë lluks dhe jo një dëshirë për të pirë siç ishte para një viti ose para disa muajve!
