Kryeminsiri në detyrë Albin Kurti ka thënë se VV-ja ka ofruar dy kompromise, duke shtuar se nuk ka pasur hapa nga pala tjetër në procesin politik.
Në një deklaratë të bërë sot, Kurti thekson përpjekjet e VV-së për arritjen e një marrëveshjeje dhe sfidat që kanë përballë në këtë rrugë. Ai gjithashtu thekson respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe dëshirën për bashkëpunim.
”Ne kemi ofruar dy kompromise, i pari ka qenë në rastin e votimit të fshehtë, nëse nuk zgjedhët me të parin kandidatja jonë, Albulena Haxhiu, atëherë ne do të sjellim një emër tjetër. Kompromisi i dytë ka qenë të merremi vesh për paketën ku përfshihet kyçetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, dhe më pas t’i kthehemi votimit të hapur. Ne kemi bërë hapa hap pas hapi, nuk ka pasur nga pala tjetër. Mos harroni që Gjykata Kushtetuese na ka thënë me aktgjykimin e parë se marrëveshjet politike duhet të arrihen mes grupeve parlamentare, sepse mosmarëveshjet nuk zgjidhen nga Gjykata menjëherë dy partitë kryesore opozitare PDK e LDK kanë dërguar serish lëndë në Gjykatë.. Ne e kemi respektuar aktgjykimin, kam qenë unë që kam dërguar letra për tu takuar dhe për të biseduar për bashkëpunimin, por deri tani nuk kemi pasur sukses. Është dëmi që nuk është konstituar Kuvendi për të bërë qeverinë. Ndonëse, unë i kam komponentat e kufizuar, por për besë nuk kam punë më pak sa herët tjetër.“, tha Kurti./21Media
