Avionët dhe tanket izraelite vijuan bombardimet në zonat lindore të qytetit të Gazës përgjatë natës, duke vrarë të paktën 11 vetë. Në jug të enklavës, pesë persona të tjerë, përfshirë një çift dhe fëmijën e tyre, humbën jetën pas shënjestrimit të banesës së tyre nga predha izraelite në Kan Junis, ndërsa 4 të tjerë u vranë në një kamp të afërt. Izraeli ka intensifikuar bombardimet në enklavë pasi njoftoi planet për nisjen e një ofensive të re, për pushtimin e qytetit të Gazës. Lëvizja ka nxitur reagime të ashpra rreth botës, mes frikës për përshkallëzim të vuajtjeve për palestinezët atje. 5 persona të tjerë, përfshirë 2 fëmijë, thuhet të kenë humbur jetën si pasojë e urisë gjatë 24 orëve të fundit. Vdekjet e tjera e çojnë në 227 numrin total të viktimave nga kequshqyerja, mes të cilëve 103 fëmijë.
