3.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Ardon Jashari: Shqiptarët rriten me dëshirën për të fituar çdo sfidë

Në konferencë për shtyp, kumanovari Ardon Jashari ka folur për rrënjët e tij shqiptare, përcjell TV21. Jashari ka komentuar edhe Granit Xhakën si lojtar, duke thënë se shqiptarët rriten në atë mënyrë, me dëshirë për të fituar gjithçka.

“Mendoj që Granit Xhaka ka një karrierë të madhe prapa tij dhe ende është një lojtar i mrekullueshëm dhe po kam mësuar shumë për të. Atë që kemi të përbashkët janë prejardhja dhe rrënjët tona shqiptare. Jemi rritur ashtu, me atë fuqi brenda nesh, me atë flakë që duam të fitojmë gjithçka që është e mundur. Nuk ka lidhje nëse është ndeshje e futbollit apo diçka tjetër. Mendoj se e kemi atë në zemrat tona, në trupin tonë, që kur jemi në fushë, duam ta fitojmë atë lojë. Dhe këtë dua t’ia japë ekipit”, tha Jashari.

 

Të ngjajshme

Të fundit