13.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

PDK e prerë: Jo vota për anëtarët e kabinetit Kurti

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, mbrëmë në RTV21, ka theksuar se qëndrimi i partisë së saj ndaj anëtarëve të Qeverisë Kurti mbetet i pandryshuar.

Ajo deklaroi se PDK-ja nuk do të votojë për asnjë ministër apo zëvendëskryeministër që ka qenë pjesë e ekzekutivit të kaluar, përfshirë edhe ministren në detyrë, Albulena Haxhiun.

“Qëndrimi ynë do të mbetet i njëjtë. Nuk do të votojmë asnjë prej ministrave, zëvendëskryeministrave apo gjithë përfaqësuesve që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti. Asnjëri prej tyre nuk do ta ketë votën e PDK-së”, tha Deliu.

Të ngjajshme

Të fundit