25.6 C
Skopje
E enjte, 6 Gusht, 2026

Mexhiti: Ribrendimi i ‘Frontit Europian’ në ‘AKI’ tregon krizë identiteti

Izet Mexhiti nga VLEN ka komentuar “ribrendimin” e Frontit Europian në Aleancën Kombëtare për Integrim, përcjell TV21. Sipas Mexhitit, kjo paraqet problemin që koalicioni opozitar ka me identitetin.

“VLEN-i edhe para 1 viti ka qenë VLEN, edhe sot është VLEN, të tjerët pra i ndërrojnë emrat. Herë…nuk i mbaj mend më. Fronti Europian, Fronti Kombëtar, tash AKI, s’di…ata kanë problem me identitetin. Po bashkohen disa forca politike që në të kaluarën janë përplasur keq dhe ju e shihni që është evidente që çdo ditë dikush largohet prej aty. U largua partia turke, e cila ka qenë parti serioze, me diku 20,000 banorë, u largua Menduh Thaçi, të shohim ditëve në vijim, por VLEN-i asnjëherë nuk ka qenë më unik, asnjëherë nuk ka qenë më i bashkuar”, tha mes tjerash Mexhiti.