-1.2 C
Skopje
E premte, 27 Shkurt, 2026

Bisedimet për paqe/ Zvicra është e gatshme t’i japë Vladimir Putinit imunitet nga arrestimi

Zvicra është e gatshme t’i japë Vladimir Putinit imunitet nga arrestimi nëse ai udhëton në Gjenevë për bisedime paqeje, tha ministri i jashtëm i vendit. Presidenti rus mbetet subjekt i një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte në Ukrainë, andaj Zvicra është e detyruar ligjërisht të zbatojë urdhrin.

Megjithatë një përjashtim i veçantë mund të jetë i mundur nëse Putini takohet me Volodimir Zelenskin për bisedime paqeje në Gjenevë. Një ditë më parë, Presidenti rus, Vlladimir Putin, ka rënë dakord të takohet me Presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski brenda dy javëve të ardhshme gjatë telefonatës me Presidentin amerikan Donald Tramp. Ndërkaq Gjeneva shihet si vendi i mundshëm ku mund të zhvillohet një samiti i paqes./ Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit