Rrugë të mbushura me mbeturina, kaos në trafik, pa zgjidhje infrastrukturore, pa projekt serioz për një jetë më të mirë, në vend të zhvillimit, ngecje dhe kthim mbrapa, thonë nga LSDM-ja opozitare për punën e bërë nga VMRO-DPMNE-ja në katër vitet e fundit të qeverisjes lokale.
“Mbi 150 objekte ilegale, krimi me peshë mbi 220 milionë euro, hapësirë publike e uzurpuar, siguri e rrezikuar dhe shkatërruan rendin urban. Kjo është pasqyra e Shkupit me VMRO-DPMNE-në”, u shpreh Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së.
Kandidati për kryetar të Ohrit nga radhët e LSDM-së, Asen Shajn, akuzon se kryetari i komunës Kiril Pecakov dhe VMRO-DPMNE katër vjet më parë u premtuan qytetarëve të Ohrit një sërë projektesh që sot janë vetëm fjalë boshe në letër. Nuk ka asgjë nga rikonstruksioni i premtuar i sheshit, garazheve me kate, premtimeve për turizëm, për të gjithë ata realizimi është zero.
“Stacioni pastrimit në Tërpejcë. Një premtim i madh që duhej të mbronte liqenin dhe të ofronte kushte më të mira për banorët. Pas 4 vitesh realizimi as nuk ka filluar, siç dëshmojnë vetë banorët. Korsi biçikletash Sh. Stefan. Një projekt që supozohej të sillte zhvillimin e turizmit dhe sigurinë e çiklistëve. Katër vjet më vonë – as nuk filloi dhe as nuk u përmend më kurrë”, u shpreh Asen Shajn – kandidat për kryetar të Ohrit.
Martin Kostovski, kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës, thotë se Kumanova është bërë një mjet për bizneset dhe interesat personale. Në vend të zhvillimit, projekteve, rezultateve, qytetarët morën vetëm gënjeshtra.
“Skandalet e shumta në periudhën e kaluar e konfirmojnë këtë: skema Kumbarësh me parcela. Tokë nga familja e shitur tek kumbari, më pas e rishitur tek LIDL me fitim 350.000 euro. Skemat e apartamenteve. Apartament në qendër të Kumanovës me 97 katrorë për vetëm 2,500 euro. Tendera të ndara me të afërmit, njëri ndërton, tjetri mbikqyr. Për më tepër, aktakuza kundër Dimitrievskit u tërhoq në minutën e fundit”, deklaroi Martin Kostovski – kandidat për kryetar të komunës së Kumanovës.
LSDM thotë se në vend që vetëqeverisja lokale t ‘i shërbejë popullit, VMRO-DPMNE-ja e ktheu atë në një shërbim për interesat e veta dhe privilegjet partiake. /Alsat.mk



