-2.2 C
Skopje
E premte, 27 Shkurt, 2026

Netanyahu mirë-priti vendimin që çon drejt çarmatosjes së Hezbollahut

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mirëpriti vendimin e kabinetit libanez që çon drejt çarmatosjes së Hezbollahut deri në fund të vitit 2025, hap ky që nëse realizohet, mund të çojë në tërheqje graduale të trupave izraelit nga jugu i Libanit. Zyrtarët e Hezbollahut kundërshtojnë çarmatosjen, derisa Izraeli të tërhiqet dhe të ndalon sulmet ajrore, rezultat i së cilave janë vrarë dhe plagosur qindra njerëz. Udhëheqja e Hezbollahut kundërshton çarmatosjen duke e quajtur vendimin e qeverisë pro-izraelit. Izraeli akuzon Hezbollahun për përpjekje në rindërtimin e forcave të tij ushtarake. Lufta 14-mujore mes Izraelit dhe Hezbollahut la mbi 4000 të vdekur dhe dëme ekonomike mbi 11 miliardë dollarë. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit