2.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

“Merkato e dobët, nuk kam një ekip që mund të bëjë befasi”

Në prag të ndeshjes së kthimit të fazës “Play Off” në Ligën e Kampionëve kundër Benfika-s, që luhet në Portugali (0-0 takimi i parë në Turqi), trajneri Hoze Murinjo analizoi situatën te Fenerbahçe, duke kritikuar klubin për merkaton e vakët.

“Nuk mendoj se është bërë ndonjë përpjekje shtesë në tregun e transferimeve. Nëse Liga e Kampionëve do të kishte qenë jetike për klubin tim, diçka do të ishte bërë në periudhën midis ndeshjeve kundër Fejnordot dhe Benfikës”, tha trajneri portugez.

 

“Pas ndeshjes së sotme do të luajmë në Ligën e Kampionëve ose Liga Europa. Nuk është shumë e vështirë të zbulosh formacionin titullar të Fenerbahçe në këtë ndeshje sepse kemi pak mundësi“, shtoi më tej Murinjo.

 

“Nuk mund të them se çfarë do të bëjmë sot por nuk kemi të njëjtën skuadër si Benfika. Nuk kemi llojin e skuadrës që trajneri mund të përdorë për të krijuar surpriza. Nuk mendoj se kemi shumë mundësi për surpriza”, tha Murinjo.

 

Në fund, Murinjo tha: “Nuk mendoj se skuadra do të ndikohet nga atmosfera. Entuziazmi i tifozëve të Benfika është një faktor, por Fenerbahçe nuk do të ndikohet.”

Të ngjajshme

Të fundit