29.2 C
Skopje
E mërkurë, 17 Qershor, 2026

Selami: Nga Çairi drejt Shkupit, nis epoka e përfaqësimit të pathyeshëm, beteja historike nisi nga këtu

Të nderuar vëllezër e motra, të dashur bashkëqytetarë të Çairit,
Më lejoni që në emrin tuaj dhe në emrin tim të përshëndes liderët e Aleancës Kombëtare për Integrim, në krye me ideatorin e kësaj besëlidhjeje, liderin tonë Ali Ahmeti!

Çairas të dashur!
Sot nuk jemi këtu për një takim të zakonshëm partiak. Sot jemi këtu sepse përballë kemi një betejë historike për dinjitetin dhe për të ardhmen tonë!
Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje të zakonshme, janë referendum për barazinë, për drejtësinë dhe për të ardhmen e gjithë shqiptarëve dhe të gjitha komuniteteve që jetojnë në këtë vend.

Si bartës liste për Qytetin e Shkupit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, ajo që dua të theksoj është se bashkë me kolegët e kësaj besëlidhjeje do të jemi zëri juaj! Zëri i çdo qytetari që kërkon zhvillim, përparim dhe dinjitet!
Qyteti i Shkupit është institucioni mbi të gjitha komunat!
Është aty ku merren vendimet që prekin çdo lagje, çdo familje, çdo komunë shqiptare!
Prandaj është jetike që të kemi përfaqësim sa më të madh, që zëri ynë të jetë i fuqishëm dhe i padiskutueshëm!
Sepse sa më shumë këshilltarë shqiptarë, aq më e madhe do të jetë fuqia për të siguruar investimet dhe hisen e merituar për komunat tona! Andaj pres përkrahjen tuaj si për mua, ashtu edhe për kandidatin për kryetar të Qytetit të Shkupi z. Skender Rexhepi -Zejdi, si dhe fuqishëm kërkoj mbështetjen tuaj për të kthyer dinjitetin e komunës tonë dhe lagjeve tona të Çairit, dhe atë mund ta bëjë vetëm Dr.Bujar Osmani.
Të nderuar bashkëqytetarë, edhepse sonte ju shoh në këtë nunër kaç të madh, që tregon se struktura jonë është gati për këtë betejë të madhe, por do të kisha ftuar edhe ata që nuk janë sonte me ne, ti bashkangjiten kësaj beteje gjithpopullore, ku fitues do të jenë vet qytetarët!
Na priftë e mbara dhe uroj fitore bindëse gjithandej!

AbdulSelam Selami