Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka shprehur solidaritetin e Turqisë me popullin palestinez, duke theksuar se qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka “dalë plotësisht nga binarët”..
“Në këto ditë të trazuara kur qeveria e Netanyahut ka dalë plotësisht nga binarët, ne qëndrojmë me popullin e shtypur të Gazës me të gjitha mjetet në dispozicion”, tha presidenti Erdogan në fjalën e tij drejtuar kombit pas kryesimit të një mbledhje të kabinetit.
Duke folur për termocentralin bërthamor Akkuyu në Turqi, i cili ka një kapacitet total të instaluar prej 4.800 megavatësh, Erdogan tha se vendi i tij do të “kthejë fatin e tij në një tjetër” me vënien në funksion të termocentralit.
Presidenti turk gjithashtu njoftoi se vendi i tij nënshkroi Konventën për të Drejtat Digjitale të Fëmijëve, siç tha ai, “në emër të fëmijë në vendin tonë dhe në mbarë botën”, me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin global. (TV21)
