Edon Zhegrova ka folur për ndeshjen ndaj Interit, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si dhe transferin e tij te Juventus.
“Nuk do të jem pjesë e ndeshjes kundër Inter. Kam biseduar me trajnerin Tudor sepse ende nuk jam i gatshëm. Por, do ta mbështes ekipin nga jashtë fushës”.
“Edi Rama më ka ndihmuar duke më dhënë pasaportën shqiptare. Unë në Juventus i përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Atij ka mundësi t’ia dhuroj fanellën e parë”.
”Ndihem shumë i lumtur që jam këtu, më ka bindur Juventus. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për një skuadër kaq të rëndësishme”.
