36.3 C
Skopje
E martë, 11 Gusht, 2026

Mexhiti nga Teneqe Mahalla: Politika e vërtetë bëhet në terren, me njerëzit

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, edhe sot ka qenë pranë qytetarëve, duke vizituar lagjen Teneqe Mahallë.

Mexhiti tha se qëllimi i tij është të dëgjojë zërin e banorëve, të ndajë idetë dhe vizionin për zhvillimin e komunës, si dhe t’i informojë për investimet që tashmë janë realizuar dhe ato që do të vijnë në të ardhmen.

“Unë besoj fuqishëm se politika e vërtetë bëhet në terren, me njerëzit, dhe se fuqia për ndryshim lind nga besimi dhe bashkëpunimi me qytetarët. Kjo është qasja jonë: të qeverisim bashkë me njerëzit, për njerëzit. Vetëm për ty Çairi im!”, u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se takimet e vazhdueshme me banorët do të jenë themel i qeverisjes së tij, duke i dhënë prioritet transparencës, bashkëpunimit dhe projekteve konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Çairit.