12.8 C
Skopje
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Trampi e paralajmëroi Izraelin të jetë i kujdesshëm pas sulmit në Katar

Presidenti amerikan Donald Tramp e paralajmëroi Izraelin vonë mbrëmë që të jetë i kujdesshëm, disa ditë pas sulmit ndaj përfaqësuesve të lëvizjes palestineze Hamas në Katar, një vend që presidenti amerikan e konsideron një “aleat shumë të mirë”.

“Katari është një aleat shumë i mirë. Izraeli dhe të gjithë të tjerët duhet të jenë të kujdesshëm. Kur sulmoni njerëz, duhet të jeni të kujdesshëm”, u tha Tramp gazetarëve.

Presidenti amerikan shtoi se është “shumë i pakënaqur” nga sulmi izraelit i kryer të martën në Doha, kryeqytetin e Katarit, ku ndodhet zyra politike e Hamasit.

Diplomatët amerikanë vlerësuan se sulmi nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me Izraelin.

Katari është një nga ndërmjetësuesit në negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës, ku lufta u shkaktua nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Sulmi izraelit, në të cilin e u vranë pesë anëtarë të Hamasit dhe një anëtar i forcave të sigurisë së Katarit, shkaktoi dënim të gjerë, veçanërisht në botën arabe.

Autoritetet e Katarit i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të “ndalojë standardet e dyfishta” ndaj Izraelit dhe ta ndëshkojë vendin.

Katari është shtëpia e bazës ushtarake më të madhe amerikane në rajon

Të ngjajshme

Të fundit