29.2 C
Skopje
E mërkurë, 17 Qershor, 2026

Zjarr i madh në një servis automjetesh në lagjen Pintija, intervenojnë 8 ekipe zjarrfikëse

Një zjarr herët në mëngjes shpërtheu në një servis për automjete para lagjes Pintija, në vendin e quajtur Kamenik. Në servis kishte disa automjete, vaj për automjete dhe lëndë djegëse.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim informoi se zjarri shpërtheu para orës 4 dhe se është shuar diku rreth orës 6. Në terren intervenuan tetë automjete zjarrfikëse.