Në secilën lagje që vizitojmë, po shohim gatishmërinë e banorëve për ndryshim dhe për një qeverisje që u përgjigjet nevojave të tyre.
Mbrëmë ishim në Kodrën e Trimave, apo siç njihet ndryshe, Vranjevci.
Takuam banorë e biznese familjare, me të cilët diskutuam për sfidat e tyre të përditshme, mungesën e shërbimeve komunale në këtë zonë.
Pastërtia, kujdesi për hapësirat publike, rrugët e lëna pas dore e mungesa e transportit publik janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballen.
Ne do të sigurohemi që zëri i banorëve të dëgjohet dhe nevojat e tyre të kthehen në veprime konkrete për përmirësimin e lagjes dhe jetës së komunitetit.