2.8 C
Skopje
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Liga e Kampionëve sjell sfida emocionuese, derbi do të zhvillohet në Munih

Sot (e mërkurë) janë programuar gjashtë ndeshje të xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26. Emocionet e Ligës së Kampionëve u kthyen të martën mbrëma, ku tifozët e futbollit ishin dëshmitar të disa takimeve të zjarrta sikurse ai mes Juventusit dhe Borussia Dortmundit që u mbyll 4-4 dhe Real Madrid-Marsej që përfundoi me një fitore të vështirë nga vendasit 2-1.

Njësoj pritet të jetë edhe mbrëmjen e sotme pasi për dallim nga mbrëmë, sonte pritet të ketë ndeshje edhe më të forta së paku në letër. Ndeshja kryesore e mbrëmjes padyshim se është ajo në mes të Bajern Munihut dhe Çellsit, e cila pritet të zhvillohet në “Allianz Arena” me fillim nga ora 21:00.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë ndeshje e vetme interesante, pasi interesim të madh ka edhe për takimin Liverpull-Atletiko Madrid, Paris Sen Zhermen-Atalanta dhe Ajaks-Inter, të cilat gjithashtu luhen në të njëjtin orar. Nga ora 18:45 është paraparë të zhvillohet dy ndeshje, por nuk janë interesante sa këto katër tjerat që fillojnë nga ora 21:00. Në këtë orar luajnë Olympiacos-Pafos dhe Slavia Praga-Bodo/Glimt.

Të ngjajshme

Të fundit