28.3 C
Skopje
E hënë, 3 Gusht, 2026

Selami: Serava na priti krahëhapur, zëri i qytetarëve do të dëgjohet

Bartësi i listës për këshilltar në qytetin e Shkupit nga radhët e AKI, Abdulselam Selami, sonte ishte i pranishëm në hapjen e Shtabit zgjedhor në Seravë, pranë KV “6 Nëntori”.

Në këtë takim me qytetarët, Selami theksoi rëndësinë e afërsisë me njerëzit, dëgjimin e shqetësimeve të tyre dhe forcimin e zërit të qytetarëve në vendimmarrje.

“Ky është një tjetër hap për t’iu afruar qytetarëve dhe për ta bërë më të fuqishëm zërin e tyre në politikë. Bashkë drejt fitores,” u shpreh Selami.