35.6 C
Skopje
E hënë, 10 Gusht, 2026

Konventa e AKI-së në Arenën “Boris Trajkovski”, Osmani promovon kandidaturën

Bashkë për Çairin! Më 28 shtator 2025, në ora 18:30, në Arenën “Boris Trajkovski” – Shkup, do të zhvillohet Konventa promovuese e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI).

Në këtë ditë të madhe, do të promovoj kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Çairit. Me vendosmëri dhe përkushtim, jam i gatshëm t’i jap Çairit drejtimin që e meriton; një drejtim të zhvillimit, bashkimit dhe transparencës.

Mesazhi im është i qartë: Bashkë mundemi më shumë! Bashkë ndërtojmë një Çair më të fortë, më të zhvilluar dhe më të bashkuar. Ftoj të gjithë qytetarët e Çairit dhe të Shkupit që të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje historike.

Le të bëhemi bashkë për të ardhmen tonë të përbashkët!