31.4 C
Skopje
E hënë, 10 Gusht, 2026

Ramadani premton zhvillim bujqësor dhe turistik për Sarajin, duke nisur nga Bojana e Dervenit

Bojana e Dervenit, e njohur për rrushin e saj të ëmbël dhe traditën e pasur bujqësore, është në fokus të vizionit të Blerant Ramadanit, kandidatit të AKI për kryetar të komunës së Sarajit, informon POPULLI.mk

Në një deklaratë të tij, Ramadani thekson rëndësinë e trashëgimisë historike të Selim Bojanës dhe angazhimit të komunitetit lokal, që e kanë bërë Bojanën simbol të mikpritjes dhe zemër të prodhimit bujqësor të rajonit.

“Si menaxhment i ardhshëm i komunës, ne do të asistojmë vreshtarët e Bojanës me projekte moderne për ujitje me sistemin ‘pikë për pikë’, duke garantuar eficiencë dhe kursim të ujit, si dhe do të promovojmë qasje të drejtpërdrejtë në rrjetin elektrik, për të lehtësuar punën dhe rritur prodhimin,” tha Ramadani.

Ai shtoi se panoramat e Bojanës janë unike dhe se angazhimi i tij është i vendosur që kjo pasuri natyrore dhe historike të shndërrohet në motor të zhvillimit bujqësor dhe turistik të Sarajit. / © POPULLI.mk