Zhoao Kavalheiro, artisti i njohur si “Styler”, ka realizuar një mural në nder të Hoze Murinjos. Në të, trajneri paraqitet me shqiponjën e Benfika-s, simbol i klubit portugez.
Në muralin, fytyra e Murinjo është në plan të parë, pranë shqiponjës, ndërsa pas tyre duket stadiumi “Da Luzh”, stadiumi i klubit. Për ta kompletuar veprën artistike është shtuar edhe një riprodhim i autografit të “Special One”.
Kjo nuk është hera e parë që Murinjo nderohet me kësisoj arti. Me mbërritjen në Romë, ai u riprodhua nga artisti Hari Greb, duke drejtuar një Vespa në zonën e Testaçio.
Për Hozen, ky është rikthim në pankinën e Benfika-s, pas një periudhe të shkurtër aty prej 9 ndeshjesh, në vitin 2000. Në dy ndeshjet e para të rikthimit të tij, skuadra e “shqiponjave” regjistroi një fitore dhe një barazim.
