14.8 C
Skopje
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Zbulohet identiteti i të burgosurit që u rrëmbye nga furgoni i policisë!

Mësohet se kush është i burgosuri i rrëmbyer nga furgoni i policisë në autostradën Shkup-Veles

Një ngjarje si në film ka ndodhur pas mesnate në autostradën Shkup-Veles, kur një i burgosur është rrëmbyer nga një furgon policie, ndërsa një pjestar i policisë ka mbetur i plagosur, përcjell INA.

Sipas informacioneve të para zyrtare persona të armatosur kanë ndaluar furgonin e policisë që po transportonte të burgosurin nga burgu i Idrizovës. Ata pasi që kanë ndaluar furgonin me një makinë të tipit “Audi”, nën kërcënimin e armëve kanë carmatosur dy pjestarët e policisë dhe është plagosur njëri nga policët.

Portali Infomax në gjuhën maqedonase kanë shkruar se bëhet fjalë për një të burgosur nga Tetova me inicialet M.B, i cili po vuante dënimin prej 20 viteve në burgun e Idrizovës.

Ministria e Brendshme ende nuk ka dal me njoftime zyrtare, për të dhënë detaje mbi këtë rrëmbim. (INA)

Të ngjajshme

Të fundit