22.5 C
Skopje
E hënë, 10 Gusht, 2026

Ademi për POPULLI.mk: Qentë endacakë dhe papastërtia, kër’cënim serioz për qytetarët

Visar Ademi, kandidat i pavarur për Gostivarin ka dhënë intervistë për POPULLI.mk ku ka folur gjerë e gjatë për kandidaturën e tij, keqpërdorimin e komunës, të rinjtë, projektet e shumë tema tjera që ai do t’i bëjë në rast se zgjidhet kryetar i Gostivarit.

POPULLI.mk: Cilat janë tre prioritetet tuaja kryesore për Gostivarin në rast se fitoni mandatin si kryetar komune?

VISAR ADEMI: Duhet ta kuptoni që Gostivari ka dy probleme të mëdha, e para ka të bëjë me problemet infrastrukturore të cilat unë i quaj shpesh ato të shekullit të kaluar. E dyta; janë programet e buta zhvillimore. Sa i përket problemeve infrastrukturore janë shumë të mëdha. Ne kemi problem me mbeturinat, Gostivari është bërë ndoshta qyteti më i papastër në Maqedoninë e Veriut. Kemi problem me qentë endacakë, të cilët janë poashtu rrezik i madh për popullatën lokale. E treta; ka të bëjë me administratën e partizuar politike dhe të tej mbushur e cila e harxhon buxhetin për investime kapitale dhe produktive të Gostivarit. Këto do jenë 3 gjërat e para që do të duhet ti bëjë në mandatin e parë dhe që do jenë si projekte afatshkurtëra.

© POPULLI.mk