Pas largimit nga Barcelona, Çavi Hernandez është një nga trajnerët më të përfolur për të marrë drejtimin e Man. Junajtedit. Klubi anglez po kalon një periudhë shumë të vështirë me vetëm 7 pikë në 6 ndeshje dhe eliminim të papritur nga kupa ndaj një skuadre të vogël, që ka nervozuar shumë tifozët.
Trajneri aktual, Ruben Amorim, nuk po arrin të marrë rezultate dhe shumë shpejt mund të largohet. Në këtë situatë, emri i Çavit po del si zgjidhja e duhur për të rikthyer shpresën dhe suksesin në “Old Trafford”.
Për Çavin, Premier Liga do të jetë një sfidë e madhe pasi futbolli anglez është më i fortë dhe më i shpejtë se ai që ai ka njohur në SpanjëPor, nëse arrin të përshtatet, mund të krijojë një ekip të fortë dhe të kthejë Mançester Junajted në klub fitues.
Drejtuesit e Mançester Junajted duhet të marrin një vendim të rëndësishëm, të besojnë ende tek Amorim ose të japin një shans të ri Çavit, i cili mund të sjellë një erë të re dhe shumë fitore. Tifozët po presin me padurim dhe e gjithë futbolli do të jetë në vëmendje të këtij vendimi që mund të ndryshojë të ardhmen e klubit më të madh anglez.
