Kandidati i koalicionit VLEN, Muhamet Elmazi, ka njoftuar se në Saraj asnjë kategori nuk do të mbetet pa përkrahje, duke theksuar se bletarët do të marrin mbështetje financiare prej 2 euro për çdo koshere bletësh, informon POPULLI.mk
Sipas tij, ky është një hap konkret për nxitjen e prodhimit vendor dhe përmirësimin e mirëqenies së komunitetit.
“Elmazi theksoi se ky projekt është pjesë e angazhimit të tij për zhvillimin e bujqësisë dhe përkrahjen e sektorëve që kontribuojnë në ekonominë lokale.”
Ai u bëri thirrje qytetarëve të Sarajit që më 19 tetor të votojnë për koalicionin VLEN, duke zgjedhur numrin 7 në fletëvotim. / © POPULLI.mk




