Skuadra nga Superliga e Kosovës, Drita FC sonte nis aventurën e saj në Ligën e Konferencës. Ekipi kosovar luan ndaj Kuopion Palloseura-s nga Finlanda. Kjo ndeshje zhvillohet në Finlandë në stadiumin “Tammelan” nga ora 18:45.
Drita shihet si jo favorit në këtë takim nga bastet ndërkombëtare. Madje nëse flasim për kuotat, skuadra kosovare ka kuotën 5.25, kurse ajo vendase 1.62.
Skuadra e Zekirija Ramadanit është e gatshme të nis me rezultat pozitiv aventurën në Ligën e Konferencës./Indeksonline/
