1.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

Rashça me ‘një zë’ mbështet Muhamet Elmazin për kryetar të Sarajit

Një atmosferë e jashtëzakonshme mbizotëroi sonte në Rashçë, ku kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, u prit me pjesëmarrje masive dhe entuziazëm të madh nga banorët, informon POPULLI.mk

Në fjalën e tij para qytetarëve, Elmazi u shpreh se Rashça dëshmoi forcën e vërtetë të ndryshimit, duke theksuar se më 19 tetor, Saraji do të zgjedhë një drejtim të ri, atë të zhvillimit dhe dinjitetit.

“Çdo duartrokitje, çdo përshëndetje dhe çdo fjalë e banorëve të Rashçes dëshmoi se më 19 tetor, Saraji do të zgjedhë ndryshimin. Fitorja po afrohet dhe bashkë me Rashçen po e shkruajmë kapitullin e ri të Sarajit! Një zë për fitoren e madhe të 19 tetorit!”, u shpreh Elmazi.

Pjesëmarrja e qytetarëve u cilësua si një sinjal i qartë i mbështetjes për ndryshimin që po kërkon Saraji, ndërsa nga koalicioni VLEN u tha se kjo është vetëm një prej mbrëmjeve që dëshmojnë frymën e bashkimit dhe besimin në fitoren e afërt. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit