3.8 C
Skopje
E premte, 26 Dhjetor, 2025

FFM e pranon: Gjyqtari gaboi në vendimin për penallti ndaj Bashkimit

Federate Futbollit të Maqedonisë ka thënë se arbitri i ndeshjes së xhiros së nëntë mes Brerës dhe Bashkimit në Strumicë, Plarent Saliji ka gabuar me akordimin e penaltisë në minutën e 89 në të mirë të Brerës. Për këtë veprim të tij komisioni i arbitrave e ka vlerësuar negativisht Salijin. Nga Federata thonë se arbitri ishte ftuar nga VAR megjithatë vendimi përfundimtar ishte i tij.

“Duke vlerësuar intensitetin e pamjaftueshëm të sulmit dhe faktin se shkelja ndodh në pozicionin normal të trupit të mbrojtësit gjatë rënies, gjyqtarët e VAR ndërhyjnë saktë dhe e thërrasin gjyqtarin kryesor për të shqyrtuar pamjet në fushë. Qëllimi është t’i tregohet atij momenti nga i cili mund të përcaktohet intensiteti minimal dhe mungesa e ndikimit real nga kontakti, me mundësinë e ndryshimit të vendimit fillestar. Në këtë rast, ai nuk e pranon këshillën e VAR-it dhe vendos ta mbajë vendimin e marrë fillimisht, një penallti, duke bërë një vlerësim të gabuar të intensitetit dhe ndikimit të shkeljes”, thanë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Edhe Klubi Futbollistik Bashkimi nga Kumanova doli sot me një njoftim zyrtar në të cilin përshëndetet vendimi i shpejtë i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

“Reagimi i menjëhershëm dhe shqiptimin e dënimit të parë ndaj gjyqtarit Plarent Saliu tregon se FFM është e vendosur të mbrojë integritetin e garës dhe të veprojë kundër individëve që dëmtojnë imazhin e futbollit. Shpresojmë fuqishëm që ky të jetë vetëm fillimi dhe presim masa të mëtejshme ndaj çdo sjelljeje që cenon drejtësinë në futboll. Futbolli shkon përpara vetëm me drejtësi dhe vendime të paanshme. Nuk ia dëshirojmë askujt një padrejtësi të tillë. Apelojmë që raste të tilla të mos përsëriten më, sepse çdo klub meriton barazi në fushë”, reaguan nga Bashkimi 1947.

Penalltia e akorduar në Strumicë në minutën e 89 nga ana e arbitrit Plarent Salihi nga Tetova në ndeshjen mes Bashkimit dhe Brerës, në kuadër të xhiros së nëntë shkaktoi reagime të shumta. Paraprakisht, në këtë ndeshje arbitri Plarent Salihi i dha karton të kuq edhe trajnerit të Bashkimit Muharrem Muharrem. Me përfundimin e xhiros së nëntë, Bashkimi ka grumbulluar gjithsej 15 pikë dhe renditet në pozitën e pestë./Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit