LSDM mbajti tubime në Qendër dhe në Karposh. Kandidatja e LSDM-së për kryetare të Karposhit Maja Mojsova, me kritika për gjendjen aktuale të komunës.
Ajo tha se Karposhi përballet me rrugë të errëta, me deponi jolegale, me trafik të dendur, parkingje të stërngarkuara dhe trotuara të shkatërruara.
Në plan ka ndërtimin e parqeve të reja dhe ndriçimin e komunës. Premton efikasitet energjetik me objekte publike me solar panele, projekte për burime ri prodhuese dhe ndriçim të mençur.
“Vendbanimet e vogla të fitojnë shtëpi të kulturës, qendër për të rinjtë, salla multifunksionale për ngjarje dhe aktivitete të ndryshme. Përmirësim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, zgjidhje me ujin e ndenjur, mirëmbajtje të sistemeve të drenazhimit. Administratë inkluzive komunale dhe transparencë para se gjithash. Konsultime të vazhdueshme me qytetarët, forum për propozime, përforcim i kontrollit të sektorit civil dhe raporte të rregullta për qytetarët. Mbështetje për bizneset e vogla dhe inovacione. Karposhi do të jetë vendi ku ndërmarrësit e rinj do të kenë shans për zhvillim dhe përparim”, tha Maja Mojsova – Kandidate e LSDM-së për kryetare e Karposhit.




