16.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

Trump do të mbërrijë në Japoni të hënën për vizitë treditore

Sekretari i Kabinetit Minoru Kihara tha se Trump do të takohet me perandorin Naruhito dhe kryeministren e sapozgjedhur Sanae Takaichi gjatë vizitës së tij.

Qeveria japoneze tha sot se presidenti i SHBA-së Donald Trump do të mbërrijë në Japoni të hënën për një vizitë treditore, transmeton Anadolu.

Sekretari i Kabinetit Minoru Kihara tha se Trump do të takohet me perandorin Naruhito dhe kryeministren e sapozgjedhur Sanae Takaichi gjatë vizitës së tij, tha Kyodo News.

Trump do të vizitojë Japoninë për herë të parë në gati gjashtë vjet.

Takaichi, e cila fitoi garën për udhëheqjen e Partisë Liberale Demokratike në pushtet më 4 tetor, u bë zyrtarisht kryeministrja e parë femër e Japonisë të martën, duke pasuar Shigeru Ishiban.

“Vizita e presidentit Trump është një mundësi jashtëzakonisht domethënëse për të forcuar më tej aleancën Japoni-SHBA”, ka thënë Kihara, duke shtuar se qeveria e Takaichit “e mirëpret sinqerisht” vizitën.

Të hënën, Trump tha se do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut “brenda disa javësh”.

Ai gjithashtu vuri në dukje udhëtimin e tij në Azi këtë javë, duke thënë: “Do të jem në Malajzi, do të jem në Japoni, do të jem në disa të tjera”.

Ndërkohë, Malajzia do të presë një samit të ASEAN-it, bllokut të Azisë Juglindore, nga 26 deri më 28 tetor, në të cilin pritet të marrë pjesë Trump dhe delegacioni i tij.

Të ngjajshme

Të fundit