14.8 C
Skopje
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Gashi mirëpritet në Kosovë nga Kurti dhe Konjufca

Kryetari dhe anëtarët e Alternativës sot në Kosovë kanë takuar kryeministrin Kurti, kryeparlamentarin Konjufca dhe këshilltaren e kryeministrit për Preshevë, znj. Ardita Sinani.

Statusi i plotë i Gashit:

Sot, gjatë qëndrimit në Kosovë, kishim kënaqësi që, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm Zeqirija Ibrahimi, dhe Nënkryetarin Admirim Aliti, ta takojmë Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe Kryeparlamentarin e saj, miqtë tanë Albin Kurti dhe Glauk Konjufca. Në takim ishte e pranishme edhe këshilltarja e Kryeministrit për Luginën e Preshevës, znj. Ardita Sinani.

Me këtë rast patëm mundësi të bashkëbisedojmë për gjendjen e gjithmbarshme shqiptare, për zhvillimet e reja në procesin e shtetndërtimit të Kosovës, ndërsa ne përfituam nga rasti që Kryeministrin Kurti ta njoftojmë edhe me zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut.

Që nga historia, letërsia, filozofia e demografia, e deri te politika, ekonomia e integrimi, diskutimet me kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca jo vetëm që janë të këndshme e të thella, por njëherazi edhe frytdhënëse e në dobi të dy vendeve tona dhe të kombit tonë.

Të ngjajshme

Të fundit